Arrestohet në flagrancë 31-vjeçari shqiptar për shpërndarje kokaine

Dita

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Ferrara (komunë në veri të Italisë) nga policia italiane për posedim kokaine ditën e djeshme (1 shtator).

Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Mariglem Brama,  i cili nuk kishte dokumenta me përjashtim të një leje qëndrimi të lëshuar nga autoritetet greke, vendi në të cilin kishte udhëtuar nga Shqipëria, shkruajnë mediat italiane.

Prej kohësh karabinierët po e ruanin, por u deshën mënyra e kurthe të tjera për ta kuptuar ku jetonte shqiptari.

Pasi iu identifikua banesa, në rrugën Fabbri, autoritetet italiane ndërmorën operacionin.

31-vjeçari u ndalua, sapo doli nga shtëpia në këmbë, dhe po drejtohej drejt një zone të afërt për shpërndarjen e drogës.

Por  Brama nuk arriti t’i shpërndante ato 5 gram kokainë që kishte me vete në atë moment.

Kontrollet e mëtejshme të bëra në shtëpinë ku banonte, i ftuar tek kushëriri i tij, konsistuan në sekuestrimin e 15 gramëve të tjera kokainë dhe një shumë parash prej 1200 euro.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *