Arrestohet në Gjermani i shumëkërkuari, i cili ekzekutoi në 2009-n ish-oficerin e krimeve Roland Rexhepi. Pritet të bashkëpunojë për zbardhjen e sagës së vrasjeve në Elbasan

Amelda Amelda

Dy shqiptarë janë kapur në Gjermani dhe ekstraduar në Shqipëri pasi kanë qenë në kërkim kombëtar. Shtetasi Florind Shabani akuzohet për vrasjen me armë zjarri të ish-agjentit të policisë së Elbasanit, Roland Rexhepi, në vitin 2009, në bashkëpunim me persona të tjerë.

Është raportuar se me shumë mundësi ai do të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë me qëllim zbardhjen e ngjarjeve te renda kriminale qe kane ndodhur ne qytetin e Elbasanit.

Kujtojmë se në vitin 2009 u ekzekutua në Elbasan Roland Rexhepi, i njohur si “Doda” ish-agjent i antidrogës, i cili njihej si krahu i djathtë i ish-komisar Koseni, u ekzekutua me armë zjarri në prag të shtëpisë së tij. 2 vite më pas u vra vëllai i ‘Dodës’ Ilir Rexhepi, biznesmen i njohur në qytetin e Elbasanit.

Kjo vrasje është një ndër ngjarjet e bujshme që ka nisur sagën e tmerrshme të vrasjeve në Elbasan në 2 dekadat e fundit. Për vrasjen e Roland Rexhepit janë dënuar Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, të burgosur përkatësisht me 23 dhe 24 vite burgim.

Gjithashtu, sipas Interpol Tirana, shtetasi tjetër Shpëtim Kiri ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal (ka pasur rolin e transportuesit), i cili u godit në kuadër të operacionit policor “GARANTUESIT, në vitin 2018 ku u arrestuan 9 persona dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim.

 

Njoftimi i Interpol:

Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e tyre.

Falë bashkëpunimit kapen në Gjermani dhe ekstradohen në Shqipëri, dy persona.

Specialistët e Interpol Tiranës bënë ekstradimin nga Gjermania drejt Shqipërisë, të shtetasit shqiptar F. Sh., 40 vjeç.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Gjermani, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore gjermane. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në shtator të vitit 2021, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Shtetasi F. Sh., në datën 22.07.2009, në lagjen “Vullnetari” Elbasan, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. R.

Po nga Interpol Tirana është ekstraduar nga Gjermania drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar Shpetim Kiri, 63 vjeç.

Ky shtetas ka qënë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal (ka pasur rolin e transportuesit), i cili u godit në kuadër të operacionit policor “GARANTUESIT”, zhvilluar në vitin 2018, në DVP Shkodër, ku pas dokumentimit me prova ligjore u arrestuan 9 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.

Këtë shtetas, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në korrik të vitit 2020, e ka dënuar me 4 vite, 2 muaj e 14 ditë burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit më shumë se një herë e kyer në kuadër të grupit të strukturuar” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden/ Gjermani, u bë i mundur arrestimi i dy shtetasve të lartpërmendur dhe ekstradimi i tyre drejt vendit tonë.

a.m/dita

Share This Article
4 Comments
  • Po ca lesh oficer krimesh ishte Doda mer.
    Doden e mbanin me vete drejtoret qe benin si te forte ne Elbasan dhe rrihnin qytetaret mes qytetit.
    Nuk ka lidhje me antidrogen

  • Boooo bo , cfar egersire pylli ! Pse qenka e mundur te bashkepunoje drejtesia me egersira pylli ? Ky e ka dashur plumbin ne lule te ballit perpara se te kryente vrasje .
    Sa shume llum e zhul derrash paska patur Shqiperia doli ne pah mbas `90 – es !

  • Shikojeni more me mire kete pune se mund te gaboheni ! Ky duket si jashtetokesor , i ardhur me ndonje mision ne globin tone !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *