Arrestohet në Greqi grupi i Bakos, mes tyre një vrasës me pagesë

Bledar Lumani

Mediat greke shkruajnë se Arbër Bako nuk ka qenë një person që qëlloi rastësisht në një klub grek, duke plagosur 15 persona.

Sipas tyre, ai ka një grup kriminal.

Policia ka mundur të arrestojë një prej tyre, Klodian.L, me psuedonimin “Meci”.

Sipas mediave greke, ai është vrasës me pagesë.

Klodian L. akuzohet për tentativën e vrasjes së një oficeri të larte te policise greke kundrejt 200.000 euro të paguara nga burgu. Ai është i dyshuar dhe për përfshirje në vrasjen e dy anëtarëve të Agimit të Artë.

Në prangat e policisë ka përfunduar edhe një femër.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim një person me emrin Olti, një polak dhe një shofer taksie.

Sipas mediave greke, grupi i Bakos është identifkuar pas dëshmisë së këtij të fundit të dhënë në polici.

Share This Article
1 Comment
  • Kapobanda me idiot ne Europe qe merr kallashin dhe gjuan ndaj 100 njerezve ne nje klub nate. Tipik kriminel ordiner, pa 2 grame tru ne koke.
    Na vjen turp per keto monstra qe pjell Shqiperia. Te dalte shpirti ne burg, aspak meshire per ty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *