Arrestohet në Italia një shqiptar i shumëkërkuar nga drejtësia

Saimir Lleshi

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia në Shqipëri.

Në pranga përfundoi shtetasi Genci Pjetri, 36-vjeç, i cili rezulton i përfshirë tek lista e personave të shumëkërkuar nga organet e drejtësisë.

Ai është dënuar me 25 vite burg në Shqipëri.

Ai u arrestua në Romë, ku fshihej prej 12 vitesh.

Fillimisht, ai ka paraqitur gjeneralitete të rreme pranë policisë italiane, duke tentuar t’i shmangej arrestimit, por më vonë është dorëzuar.

Pjetri akuzohet për vrasjen e shtetasit Hil Coli, ngjarje e ndodhur në vitin 2003, vrasja e bërë për gjakmarrje. 36-vjeçari ndodhej në listën e 100 personave më të kërkuar të Interpol Tiranës. /Dita/

Share This Article
1 Comment
  • E ema e ketij vrasesi kriminel thote se e ka lindur me 02.03.1983 ne Kallmet te Lezhes se “Kaubojseve” deputete.

    Sipas artikullit i bie te arrestohet pas kater vitwesh, kur te mbushe 36 vitet e tij kriminale. Sot eshte vetem 32 vjeç.

    Nuk di kush diletanti i turnit qe sjell te tilla çorba habilo-tahirore…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *