Arrestohet në Kukës 34-vjeçari i shpallur në kërkim pasi shpërndante drogë

Amelda Amelda

Policia e Kukësit ka arrestuar një 34-vjeçar, i cila ka qenë i shpallur në kërkim më parë, dhe akuzohet  se ka përshtatur lokalin e tij për përdorim droge dhe lojëra fati.

Arrestimi i të riut është kryer në vijim të operacionit të koduar ‘Vila’ të zhvilluar më 16.10.2021, në kuadër të të cilit u arrestua një person dhe u proceduan 7 të tjerë.

Gjykata e Shkallës së Parë Kukës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokalit për lojëra të palejuara”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *