Policia iraniane thotë se një nga autorët e sulmit vdekjeprurës me bombë në selinë e Partisë së Republikës Islamike të Iranit, në vitin 1981 është arrestuar në Shqipëri, shkruajnë mediat iraniane
Mediat iraniane nuk bëjnë me dije identitetin e muxhahedinit të arrestuar në Shqipëri por duke cituar zëdhënësin e policisë iraniane Saeed Montazerolmahdi i cili ka dalë në një konferencë për shtyp të shtunën e 14 majit, thonë se arrestimi i tij është kryer në bashkëpunim me Interpol.
Gjithnjë sipas këtyre mediave personi i arrestuar është anëtar i organizatës Mujahedin-e Khalq (MKO) dhe se së shpejti do të ekstradohet në Teheran.
Nuk ka asnjë informacion nga policia shqiptare për arrestimin e muxhahedinit.

