Arrestohet në Tiranë 34-vjeçari i dënuar me 20 vite burg në Itali

Saimir Lleshi

Një shtetas i dënuar me 20 vite burg në Itali është arrestuar nga policia e Tiranës. Burime zyrtare thanë se në pranga përfundoi shtetasi Armand Shalari (Çela), 34-vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë.

Policia e kryeqytetit thotë se e ka arrestuar në “flagrancë”, por në fakt një arrestim kur personi është dënuar nuk mund të quhet i tillë.

Gjithsesi, 34-vjeçari është dënuar nga drejtësia italiane për trafikim të lëndëve narkotike, teksa është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Urdhri i arrestit ndaj tij është lëshuar nga gjykata e Genovas më 5 maj të vitit të shkuar. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *