Ndodh edhe kjo! Nëna e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, Dolores Aveiro, ka pasur probleme me ligjin në Spanjë për shkak të shumës së lartë të parave që ka pasur me vete.
“Europa Press” shkruan se Dolores ka tentuar që të udhëtojë nga Madridi në Portugali me 55 mijë euro me vete, ndërsa shume e lejuar është vetëm 10 mijë euro.
10 i janë lëshuar, ndërsa 45 mijë të tjera jo, të cilat i ka marrë vetëm pasi ka paguar taksën e kërkuar nga ligji spanjoll.
