Arrestohet nënkryetari i bashkisë së Dibrës

Ornela

Policia e Dibrës ka arrestuar zv/kryetarin e Bashkisë si të përfshirë në sherrin masiv të ndodhur ditën e sotme para godinës së Bashkisë.

Ernolt Cani, 34 vjeç,  është arrestuar për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës, me shumë se një herë, të kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 237 e 25 të Kodit Penal.

Gjithashtu u shpall në kërkim e po punohet për kapjen e shtetasit L.(B).B.

Arrestimi i Canit u bë pasi sot rreth orës 09:05, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin L.(B). B, kanë goditur me sende të forta për shkak të detyrës në zyrën e tij shtetasit:

– D.M,  30 vjeç, me detyrë Drejtor i Burimeve Njerëzore në Bashkinë Dibër. Ky shtetas pasi  ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e  Peshkopisë  ka dalë nga spitali;

– E.D,  33 vjeç, me detyrë inspektor INUV- në Bashkinë Dibër, pasi ka marrë ndihmën mjeksore në spitalin Peshkopi  ka dalë nga spitali;

– H.D, 48 vjeç, me detyrë specialist Auditi, në Bashkinë Dibër, vijon trajtimin mjeksor në spitalin e Peshkopisë;

– L.D, 43 vjeç, me detyrë polic bashkiak në Dibër, ka marrë ndihmën mjeksore në spitalin e Peshkopisë dhe ka dalë nga spitali.

Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

o.j/Dita

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *