Policia e kryeqytetit ka mundur që të vërë në pranga një 33 -vjeçar i cili dyshohet se është autor i një sërë vjedhjesh.
Mësohet se kanë qenë efektivët e komisariatit Nr.3 në Tiranë që bënë të mundur arrestimin e të kërkuarit Ervin Tavanxhi, banues në Tiranë.
Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim për veprën penale të Vjedhjes në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
