Arrestohet një 36-vjeçar i dënuar për krime ndaj të miturve

anazapta

Ka përfunduar në pranga një 36-vjeçar i dënuar në Italia për “krime ndaj të miturve”. Policia e Fierit deklaroi se ditën e martë nga strukturat e policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Pabesia”. Në pranga përfundoi Eduart Kallmi, 36 vjeç, lindur dhe banues në Patos. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, për arsye se Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “Krime ndaj te miturve”.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *