Një tjetër i ri arrestohet për vrasjen e Fatbardha Tafës, një ngjarje e ndodhur në 7 gusht 2012 te Fusha e Aviacionit në Tiranë.
Ngjarja në atë kohë tronditi mbarë opinionin publik, për shkak të rrethanave dhe vendit ku ndodhi. Dy të rinj iu afruan gruas që po kalonte në një zonë të populluar dhe tentuan t’i merrnin me forcë varësen e floririt në qafë. Pas rezistencës së Fatbardhës, njëri prej tyre e qëlloi me thikë, duke i shkaktuar vdekjen.
Pak ditë pas ngjarjes, policia arrestoi Aldo Hoxhën si të dyshuarin kryesor për ngjarjen. Prindërit e të arrestuarit thanë se djali i tyre ishte i pafajshëm dhe nisën një betejë në media për të mbrojtur të birin, ndërsa nuk munguan edhe akuzat për dhunë ndaj tij nga policia.
Por një natë më parë policia ka arrestuar një të ri, pasi është përfshirë në një ngjarje të ngjashme me atë të një viti më parë. I arrestuari është Nebi Selimaj dhe policia thotë se ai është i dyshuari kryesor për vrasjen e Fatbardha Tafës.

Kështu qofte qe te jete ky i dyti! Por se mos e rrihni kot si te parin dhe pastaj pasi te kapni nje te trete na thoni qe eshte ky. Nejse. Keta krimba shoqerore qe vrasin gruan per nje varese kur kjo te provohet e meritojne dajakun ne te tre vaktet. Ky tip hajduti nuk ka asnjelloj morali,eshte thjesht uje fekalesh dhe duhen degdisur nga qytetet me pune te detyruar po qe nevoja. Duhet ta nxjerin buken vete jo t’ja u japin taksat tona. Une nuk dua te paguaj taksa per keta mutesira njerezore.