Një tjetër shtetas nga Lazarati i akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia e Gjirokastrës.
Nexhip Toto ishte shpallur në kërkim gjatë operacionit të qershorit të vitit 2014, kur policia ndërhyri pas më shumë se dy dekadash në fshatin që kultivonte masivisht lëndë narkotik.
“Ky shtetas u ndalua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendim Nr . 280 , datë 17.09.2015 e ka dënuar me 4 vjet burg pasi në datë 20.06.2014 nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Lazarat, në zbatim të Planit operacional për kontoll për bimë narkotike, u konstatua se në banesën e këtij shtetasi u gjetën 10 thasë me peshë 378 kilogram lëndë narkotike Cannabis Sattiva si dhe disa kaseta me municion , model 56 , kalibër 7.62 mm”, informon policia. /Dita/
