Policia e Vlorës ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar si përgjegjës të vrasjes së 29-vjeçarit Vasil Dervishaj.
Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A. C., 28 vjeç, banues në Vlorë.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
1 automjet tip “Audi” me targa AA830RA, dhe 1 palë targa të tjera (italiane) AH63435, (dyshohen se janë përdorur në momentin e kryerjes së krimit),
1 xhup dhe 1 kapuç.
Policia njofton se vijon puna për kapjen dhe ndalimin e autorit tjetër të kësaj ngjarje.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “ Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 78 e 25 dhe 278 të Kodit Penal.
l.h/ dita
