40 ditë burg për Paro Laçin, pritet ekstradimi drejt Italisë

anazapta

Arrest me burg 40 ditë për Paro Laçin. Gjykata e Tiranës lë në burg aksionerin e klubit “Partizani”, i cili pritet të ekstradohet drejt Italisë, për t’u përballur me drejtësinë për akuzat për trafik droge.

Laçi u arrestua dy ditë më parë në kryeqytet, për llogari të drejtësisë italiane, pasi rezultonte i kërkuar për trafik lëndësh narkotike.

Laçi është arrestuar edhe më parë për ryshfet në këmbim të ndikimit për dhënien e një licence minerare dhe ndikimit për dhënien e pafajësisë një të dënuari për vrasje.

Në mars të 2011-s, Laçi u arrestua sapo kishte marrë në dorëzim një shumë ryshfeti prej 40 mijë euro nga një biznesmen, të cilit i kishte premtuar licencë nga Ministria e Ekonomisë. Ai u akuzua edhe se kishte marrë rreth 30 mijë euro nga të afërmit e një personi me iniciale A.V nga Shkodra, të akuzuar për vrasje, duke i premtuar shpalljen i pafajshëm dhe lirimin nga burgu.

Ai u lirua nga akuzat nëntë muaj pas arrestimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *