Arrestohet pas 6 vitesh 38-vjeçari që vrau të vëllanë

Leda Hysa

Policia kufitare ndalon një person të shpallur në kërkim për vrasje.

Nga shërbimet e PKK Hani i Hotit, gjatë kontrollit të imtësishëm në  dalje të Republikës së Shqipërisë është ndaluar personi i shpallur në kërkim, shtetasi Mhill Shytani, 38 vjeç, banues në Shkodër.

Më datë 17.02.2020, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, e kryer në bashkëpunim”, pasi në përfundim të hetimeve të bëra dhe në bazë të provave ligjore të siguruara, dyshohet se më datë 23.04.2014 ka vrarë vëllanë e tij, shtetasin K. Shytani, i cili në momentet e para  është deklaruar nga familjarët si i vetëvarur.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *