Arrestohet pedagogu, mori 10 mijë lekë për një notë

redaktor

Një pedagog i Infermierisë në Universitetin e Gjirokastrës “Eqerem Çabej” ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi akuzohet për korrupsion.

Pedagogu Hamid Ismailati është arrestuar në flagrancë pasi i ka marrë 10 mijë lekë të reja një studenteje në këmbim të notës kaluese.

Arrestimi i pedagogut është bërë në sajë të operacionit antikorrupsion të koduar “Provimet e vjeshtës”, të realizuar nga Specialistët e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.

Ndërkaq, materialet i kaluan prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

Share This Article
2 Comments
  • Arsim i kriminalizuar dhe hajde besoja kësaj infermiereje me zor të kaluar, prapanicën për të t’a shpuar !? S’dihet ku ta fut? Tung!

  • Po u lirua Fullhajni,ky profesori duhet te dekorohet.
    Kjo eshte drejtesia shqiptare.
    Per 10 mije lek, te burgosin dhe per 10 miliard leke, te dalin ne mbrojteje.
    Shqiperi e paradokseve.
    Nuk jam ne mbrojtje te profesorit,por vetem bera nje krahasim te vockel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *