Një e moshuar është vënë në pranga sot në Fier për pastrim parash. 62-vjeçarja Teferi Hamzaraj, pensioniste, ka rezultuar milionere në prona dhe me disa depozita bankare, falë aktivitetit kriminal të djalit të saj Fatos Hamzaraj, tashmë i arrestuar në Londër. Prokuroria e Fierit ka arritur të zbulojë aktivitetin kriminal të pastrimit të parave ndërmjet të arrestuarit në Londër dhe familjarëve të tij në Fier, nënës dhe vëllezërve.
Sipas prokurorisë, paratë e dërguara nga i biri, Fatosi, tërhiqeshin nga nëna e tij, e cila në mënyrë të pajustifikuar, rezulton pronare e një pike karburanti, lokali, palestre, apartamenti, që janë në përdorim nga djemtë e tjerë të saj, Pëllumb dhe Arsen Hamzaraj, raporton “Ora News”. Vlera e investimit të tyre në kohën e ndërtimit, referuar aktit të ekspertimit është 23 635 314 lekë (njëzet e tre milionë e gjashtëqind e tridhjetë e pesë e treqind e katërmbëdhjetë lekë.
Po ashtu, rezulton se Teferi Hamzaraj ka blerë një apartament në qytetin e Fierit në një shumë monetare prej 48.000 euro. Teferi Hamzaraj kishte gjithashtu disa llogari bankare në tre banka të ndryshme nëpërmjet të cilave janë qarkulluar shuma në disa qindra mijëra euro të depozituara nga bashkëpunëtorët e djalit të saj. Në përfundim të hetimeve, prokuroria e Fierit ka kërkuar të gjykohen për “pastrimin e parave nga aktiviteti kriminal, 62-vjeçarja Teferi Hamzaraj dhe dy djemtë e saj, Arsen Hamzaraj, 37 vjeç dhe Tani (Pullumb) Hamzaraj, 33 vjeç.

keta jane trimat e Saliut dhe tani e mori vesh policia se cfare duhet te beje e drejtesia se si duhet te veproje.
Kokrrat e deficenteve qe levizin si qent per kocka kur behet fjale per “te panjohur” dhe shuma te vogla….Po vilat luksoze ne Gjirin e Lalzit justifikohen me rroga qe maksimumin e kane arritur vitet e fundit dhe jane rreth 1500 euro?! Nje legen qe ve ne rrezik jeten dhe s’ka funksion shteteror quhet kriminel,nje legen akoma me i madh dhe me funksion shteteror, i cili ka bere dhe betim se do respektoje Kushtetuten ,vjedh pasurite tona dhe quhet “p.some”…Popull leshi dhe kulture “preshi”…Do fusin dhe Byrone e Hetimit…Bejini “transplant” mentalitetit si fillim,se ligjet s’na mungojne,na mungon aplikimi i tyre..njelloj per te gjithe !!!
Sidoqof duhet pergezuar.Kan dashur me i hi ne qef Edit.Gjithca e beni te zeze,cfar njerzish.
Osht qeveri e forte kjo;e kap lepurin me qerre.Ups,e kap pensionisten tuj “pastru” para qe hyjne,tek e fundit ,ne Shqiperi.Te vjellesh eshte shume pak.
edhe kur kapin kanabis pleqte 80 vjec e lart fusin brenda
Shteti shqipetar eshte, shume I drejt? Ata qe kan pasur implikime e kuptojn. Mire shteti bene Punen nga e Kundera. Por keta gazetaret. Kopila pse mashtroin. Une jam Fatos Hamzarsj as nje here skam mare pjes ne shitje heroine. Edhe e kam mbaruar burgun.