Arrestohet për mitmarrje polici i Rinasit

Dita

Policia e Tiranës ka  arrestuar një prej efektivave të saj në aeroportin e Rinasit, i cili akuzohet për korrupsion dhe për favorizim ilegal për kalimin kufitar.

Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga ka rënë edhe një person tjetër i cili i kishte ofruar 1 mijë euro në këmbim të ndihmës që të kalonte në formë ilegale kufirin për në Itali.

Personi i arrestuar është Ramiz Sadja, 50 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit Rajonal të Kufirit Rinas në Tiranë, ndërsa personi që ofroi lekët është 22 vjeçari Erind Ymeri, nga Tirana.

Share This Article
1 Comment
  • Ve bast qe ky as gomarin s’di se nga lidhet, e jo me te ruaje kufirin nga shkelesit. 🙂

    Pse – do thote dikush prej jush – mos e ka gje te shkruar ne balle ?

    Patjeter qe e ka! Po s’besuat pyesni ndonje “cun tirone”, se ai di t’ja u shpjegoje me mire aresyen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *