Policia e Shkodrës arrestoi për shpërdorim detyre përgjegjësin e Task Forcës së OSHEE-së për rajonin e Veriut.
Gëzim Nikshiqi u arrestua pasi dyshohet se nuk përpiloi raportin për vjedhjen e energjisë nga ana e shtetasit, Hysen Isufi që ishte zënë në shkelje.
Por jo vetëm kaq, sipas uniformave blu, Nikshiqi është munduar që të fshehë rastin në fjalë duke mos plotësuar as aktraportin në procesverbal.
Për këtë, policia akuzon Nikshiqin për shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

HHAA i futi DEPUTETI SI THOT JOZI LUFTEN ME ISUFT QEE KAN 20 VJET QE NUK paguajn drita as ne shtepira as ne biznese ……