Policia: Maqedonasi dhe Qefalia nuk dyshohen për atentatet

Bledar Lumani

Policia e Tiranës ka reaguar ditën e djeshme në lidhje me disa lajme të publikuara për autorët e atentateve të dyshuara që deklarohej se ishin arrestuar.

I pari ishte Alfred Qefaliaj, një 28-vjeçar nga Tirana, që u kap nga forcat e Antiterrorit mbrëmjen e së mërkurës, teksa mbante armë pistoletë “Zastava” pa leje. Në banesë iu gjetën armë, fishekë, jelek antiplumb dhe dylbi.

Ndërsa nga verifikimet rezultoi se ishte i kërkuar nga policia e Korçës, me masë “arrest në burg” për armëmbajtje pa leje dhe ndihmë të të dënuarve të Burgut të Drenovës për arratisjen e 23 nëntorit 2013.

“Alfred Qefaliaj nuk u arrestua si i lidhur me atentatet në Tiranë. Gjatë operacionit që po kryhej për shkak të ngjarjeve, u bë edhe kapja e tij pasi ishte i kërkuar”, thanë burime zyrtare. Kurse rasti tjetër është ai i maqedonasit Bojan Petreski, 28 vjeç, nga Ohri, por me shtetësi bullgare.

“Arrestimi i tij u krye pasi e kërkonte Interpol Shkupi për 2 vrasje të dyshuara të ndodhura në gusht 2014 në Ohër dhe jo si i përfshirë në ngjarjet e fundit apo për akte terroriste në Bullgari”, shtuan burimet zyrtare.

Share This Article
13 Comments
  • More mos eshte nipi i nje personi qe ne vitet 1968 ka punuare ne repartin ku une sherbeja ne linxe,dhe ky me ato gjera qe sajonte ne repart ka rritur nje tufe femije qe sote kane zaptuare po thua gjithe Tiranen,qofte larg se çfar po ndodh ne kete jallane.
    O Lym qefalia ç kemi andej nga ato sinore se kemi shume kohe pa u pa dhe degjuare,shendet dhe te mira.

  • Ishalla eshte e vertet…ky te shtrydhet mire se do te nxjerre kush e urdheron,kur 90 % e shqiptareve e dine,ai qe kerkon pushtet te parakohshem.O zot,mos e lere ne kembe kete njeri qe u mori gjithçk shqiptareve

  • Do Zoti qe te hape barkun dhe te tregoje “BIMBASHET” e Saliut qe e kane mesuar te luaje kukamcefti me tritol, se ndryshe te gjithe e dine prej kohe qe:

    QEVERIA E KAP LEPRIN ME QERRE

    ndryshe do te thonin se kjo jona e rilindjes socialiste eshte krejt e paafte per te mbrojtur veten, mendo pastaj per qytetaret dhe miletin dru me pre.

  • Ky eshte lajmi me I mire qe Une dhe gjithe Shqiptaret morem tani dhe urojme Policin e Shtetit rruge te mbare dhe suksese te tjera ne luften kunder krimit dhe sidomos atij terrorist ne vecanti

  • Shume shpejt do te kemi nje vrasje-“aksident” te bujshem, te tipit Jolldashi, mvaret nga hetimet, po filluan dhe te flasin zarat e saliut, do shkoje per lesh, personi nderlidhes, qe lidh saliun me krimin.
    Ben mire qe personi qe sherben si hallka e zinxhirit te krimit, te kerkoje mbrojtje nga policia, se si ka punet mire.
    Saliu ka treguar, se nuk le deshmitare mbrapa.

  • O Qyfyr,
    ty si gjithmone te flet gjuha para mendjes. Po duro o derezi se pastaj bejne nje vrime ne uje si ne rastin e Shullazit qe arrestuan ata dy vellezerit dhe me pas i liruan per mungese provash, per te mos folur per gafat me rastin e vrasjes se Artan Santos. Drejtesia nuk eshte hakmarrje ndaj opozites o njeri.
    Imagjino se me cfare imazhi del Tahiri nese nuk mundet te arrestoje edhe keta qe vune bombat tek farmacia e te atit dhe tek shtepia e prinderve te tij, ndaj ngulmimi i tepruar per te gjetur nje fajtor rrezikon qe ne vend te behet drejtesi, te behet reklame me lekuren e dikujt pa lidhje me shperthimet.

  • po mire do ishte te kishim nje kurban-barjam se vajti kohe e gjate qe saliu nuk ka vrare njeri qe nga ai i biri i beqir ballukut ,sokol balluk-olldashi .
    tunde o sali tunde se nuk paska nje avni rustem tjeter prandaj bilbilos keshtu gjithe diten dhe naten .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *