Arrestohet! Po drejtonte e dehur një…kalë

DITA Online

Ishte duke udhëtuar me kalin e saj në një rrugë të rënduar me trafik, e për këtë arsye një patrullë policore e ndaloi.

Policia e Floridas ndaloi Donna Byrne, 53 vjeç që po udhëtonte mbi kalin e saj. Megjithëse nuk ishte në drejtimin e një makine, patrulla sërish vendosi që ajo t’i nënshtrohej testit të alkoolit, ku rezultoi se e kishte tejkaluar dy herë limitin e lejuar.

“Zonja Byrne nuk ishte në gjendje për të udhëtuar në një rrugë, pavarësisht se me çfarë udhëton”, deklaroi sherifi Grady Judd, duke shtuar se 53-vjeçarja u arrestua dhe rrezikon një gjobë të majme për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Share This Article
1 Comment
  • Alkool apo droge ka marre “zonjusha” ne fjale me kete pamje “zonja” duket sikur eshte 93 vjec, perse na e paraqitni me te re ne moshe.
    Pordhe me rigon, kalerimi i kuajve behet ne rruge te percaktuar dhe ka tabela te posacme, nuk e dime se si nje makine policie leviz ne nje rruge per kuajt (kafshet).
    Policeve te “mencuar” duhet t’u ishte bere testi i alkoolit dhe mendoj qe do ta fusnin ne katror testin e z. Donna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *