Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrisë së Drejtësisë, në kuadër të punës intensive për parandalimin e shkeljes së Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve dhe garantimin e sigurisë, ka kryer sot një kontroll në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, ku është konstatuar një rast shkelje e rregullave të detyrës.
“Punonjësi Ali Alla, me detyrën polic i rolit bazë, po tentonte të fuste në këtë institucion sende të ndaluara. Ai u kap duke futur celularë dhe është bërë arrestimi në flagrancë nga SHKB e burgjeve. Aktualisht, çështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Rrethit Elbasan”, thuhet në një njoftim zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Ky lloj polici duhet punësuar si pastrues pucetash të ujrave te zeza me detyrim. I pucetave dhe i haleve te burgut ku e ka vendin!?
Ky lloj polici duhet punësuar si pastrues i pucetave të ujrave te zeza, me detyrim. I pucetave dhe i haleve te burgut ku e ka vendin!?