Arrestohet polici që “vidhte” pronarët e lojërave të fatit

Dita

Një oficer policie, i cili kishte zgjedhur të bëhej palë me të dyshuarit për krime të ndryshme, duke spiunuar qytetarët që i kallëzonin ata pa i dorëzuar paditë në Prokurori, është marrë i pandehur nga organi i akuzës së Tiranës.

Nën/komisari Alkejd Zeneli është dërguar në gjykatë si i pandehur për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, raporton Report TV.

Referuar kërkesës për gjykim ka rezultuar se oficeri i Policisë, me detyrë specialist i Hetimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, lejonte në mënyrë të kundërligjshme aktivitet në fushën e Lojërave të Fatit, kundrejt shpërblimeve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *