Njësiti i hetimeve të krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës ka arrestuar të shtunën, rreth orës 22:00, prokuroren e Krimeve të Rënda, Vahide Badivuku.
Badivuku është arrestuar pas dyshimeve për “shpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “marrje ryshfeti”.
Arrestimi i prokurores Badivuku është konfirmuar për Top Channel nga zyrtari për informim i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Përmes telefonit, ai tha se përveç prokurores në fjalë janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, në vendndodhje të ndryshme, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur.
Vahide Badivuku ishte prokurore në çështjen e Gani Gecit, i dyshuar për vrasje.

PO NE KUR DO TA THERRASIN EULEX, SE VETE AHA NUK PO ARRIJME DOT GJE.
Te siguroj Arben se do ngrihen gjithe politikanet ne kembe kunder Eulex, pasi asnje nga keta nuk don te perballet me nje drejtesi te pavarur! E jona, sigurisht eshte e krimbur deri ne palce dhe as nuk presim te beje ndonjehere drejtesi! Turp e faqe e zeze!