Një punonjës i shërbimit postar në qytetin e Pogradecit është arrestuar ditën e sotme nga Policia si pasojë e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumentave.
Bëhet fjalë për 40 vjeçarin me inicialet J.SH. i cili punonte postier pranë Postës Shqiptare në qytetin e Pogradecit.
Ai akuzohet se ka falsifikuar dokumente për marrjen e pagesave për pensionistët, me qëllim përfitime monetare nga pensionet dhe shpërblimet e tyre.
Ditën e sotme, Gjykata e Shkallës së Parë të Pogradecit vendosi ndaj tij masën “arrest me burg” .
j.l./ dita
