Arrestohet sekseri i Universitetit të Kamzës

Dita

Specialistët e Seksionit për Korrupsionin pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, arrestuan Besim Nasufin, 63 vjeç, banues në Tiranë, ish përgjegjës shërbimesh për mësimoret në U.B Tiranë.

Në pranga ra edhe Elison Rota, 38 vjeç, banues në Tiranë, ish-laburant në U.B Tiranë.

Në njoftimin policisë thuhet se ndalimi i këtyre shtetasve u bë për arsye se më datat 05.09.2016 dhe 06.09.2016 në emisioni investigativ Fiks Fare, të televizionit TCh, janë transmetuar pamje filmike, ku dyshohet se në mënyrë korruptive Besim Nasufi dhe Elison Rota në bashkëpunim me njëri-tjetrin në intervale të ndryshme kohore kanë marrë ryshfet nga studentë të ndryshëm me qëllim ndikimin tek pedagogët e Universitetit Bujqesor Kamëz, për sigurimin e notave kaluese gjatë provimeve.

Nga ana e Specialistëve të Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjore të veprimtarisë kriminale të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

Policia bën të ditur se materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga Nenet 245/1 –  25 të Kodit Penal.

Share This Article
4 Comments
  • Mire keto bajga dolen me ze e me figure bij bushtrash, duke perdhosur arsimin e shkollen e larte, po petagoget qe mbushnin xhepen nepermjet ketyure seksereve a eshte arretusr ndonje, apo nuk keni fakte qe kush jepte para kalonte me nje pese?

  • PROSTITUCION POLITIKO-GAZETARESK!
    Nuk duhen arrestuar te paret KOQETHARET:Cana i Sarandes ,Shukriu i Dibres e ky skss Seri i Kmezes por ‘Fiks fare’ duhen arrestuar Çakulet ‘politikanet’ e Çapaçulet qe ka 25 vjet mbasi e kthyen kete vend ne BORDELLO tani nuk denohen kreret e Bordellos por EUNUKET.
    Fenomeni i ‘PROVOKIM SHANTAZHIT’ duhet urgjent te parashikohet si veper e rende penale qe ‘shantazhon tere shoqerine’ ku nepermjet filnmimeve nga Priftat e LIKE florinjte qe jane ne krye te Mafjes tek Çakulat e mender dizinformacionit qe pas 25 vjetesh na ‘Zbuluan Ameriken’ duke perdorur ‘prostituta’ per te bere shantazh e ‘gazetare’ per turpin e botes veshur si ‘suora’ per te treguar VIRGJERINE!
    A ka ngelur idjot shqipetar qe nuk e di qe tere sistemi akademik ka 25 vjet qe eshte me i korruptuari ,e tere diplomat jane blere me para apo me ‘MALL’ kur ato jane blere dhe nga te HUAJT pa ditur asnje fjale shqip ashtu si mender politikanet!?

    p.s Lironi urgjent Canajt,Seks Seret e SHUKRITE dhe arrestoni kreret e Mafjes bashke me Çukallet çakallet fevzite e Ballite qe kane restauruar 25 vjet antishtetin apo shtetin paralel !SA SEKRETARE NE SHTETIN MAFJOZ TE BATHORES JANE BURRA E PAGUHEN PER PUNEN!?

  • Po keta Komunista jane?…. Kete pyetje kam per ata komentatore qe nuk kane argumente dhe thone …komunist i qelbur..Klysh Komunisti,…etj… apo ata qe tregojne shembuj si kerkonin seks sekretaret e partive apo brigadieret, ne kohen e monizmit…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *