Arrestohet shoferi grek i autobusit, u kap me drogë

Dita
Policia kufitare e Kakavijës ka vënë në pranga shtetasin grek Kostandinos Dimoulas, 44 vjeç banues në Janinë i kapur me drogë. Arrestimi i tij u bë pasi në xhepin e brendshëm të xhaketës iu gjet një qese e vogël me 4.2 gram kanabis sativa.
Burimet policore bëjnë me dije se Dimoulas ishte shofer autobuzi. Autobuzi i tij u kontrollua me skaner dhe në brendësi të tij nuk u konstatua asnjë gjë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve’’.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *