Ryshfet për të lejuar ndërtimin pa leje, arrestohet shoferi i Florenc Hoxhës

redaktor

Policia ka arrestuar shoferin e Florenc Hoxhës, drejtuesit të Inspektoratit Urbanistik Ndërtimor të Tiranës. I arrestuari është Sh. Azuni, që i ka marrë një qytetari 50 mijë lekë të reja për të lejuar që ai të vazhdojë një ndërtim pa leje. Sipas kallëzimit, qytetari ka blerë bazën materiale (lëndën drusore) dhe ka nisur ndërtimin e një strehe por, pas rreth dy orësh nga fillimi i punimeve, aty kanë shkuar dy punonjës të policisë bashkiake, të cilët e kanë pyetur nëse kishte leje ndërtimi për strehën që kallëzuesi po ndërtonte. Kallëzuesi është përgjigjur se nuk kishte leje ndërtimi pasi streha nuk ishte objekt banimi dhe se nuk e dinte që kishte nevojë për leje në këtë rast dhe punonjësit e policisë bashkiake i janë përgjigjur se do flisnin me shefat në mënyrë që ta lejonin të vazhdonte punimet kundrejt pagesës së ndonjë shume parash si shpërblim i kundërligjshëm. Pasi ka folur në telefon me një person të panjohur, njëri nga punonjësit e policisë bashkiake i ka thënë se për të vazhduar punimet ai duhet të paguante 500 euro si shpërblim, por kallëzuesi e ka kundërshtuar duke i thënë se ky është veprim i padrejtë dhe, pasi kanë debatuar për pak, punonjësi i policisë bashkiake e ka detyruar kallëzuesin t’i japë një shumë prej 50.000 lekësh me qëllim që ta lejonte të vazhdonte punimet. Kallëzuesi ia ka dhënë këtë shumë parash dhe i ka kërkuar numrin e telefonit që ta kishte në rast se do kishte ndonjë problem më pas.

Share This Article
5 Comments
  • Keshtu funksionon bashkia e vjedhur nga Lul Basha. Kjo puna e strehes eshte per te larguar vemendjen, se kla ndertime pallatesh, shtsa katesh, nderime jashte projektit te miratuar si dhe garazhde nentokesore 2 kat nen siperfaqe duke zene siperfaqe te lulishteve per komunitetin. Sic eshte rasti i firmes se ndertimit Alsion me pronar Ajet Lamce, ku ka terrorizuar banoret, me te “fortet” qe mban vete, lulishten e miratuar per komunitetin e ktheu ne siperfaqe betoni dhe me 2 kate nen toke pper parking ose lokal. Policia ndertimore lejonte ndertimin pa leje, ne detyrim te pagesave qe merrnin nga Ajeti nen veprimin e alkolit. Ky ndertim pa leje u be, ne rrugen Muhamet Gjollesha, (Sulejman Delvina ne afersi te Hotel Diplomatit. Lulzim Basha kudo qe shikon ne Tirane bar thote: eshti i imi dhe i jep leje ndertimi kundrejtpageses tek Moni.

  • shoferi sekseer eshte ne kerkim topografi Lami. ky hallexhiu eshte viktime e Tahir Bares. kishim Berberin iku dhe topografin ,tani Florenci kur do te arestohet se la kokren e namit.

  • Tipografi lami .. po pse more kaq vone policia u kujtua policia . Un jam i mendimit qe basha nuk duhet te zbar fare planin urbanistik te tiranes se e ka zbardh florr cungu me ndertime pa leje .. dhe kaq sh lek ka vjedhur sa ka frik me ec me makina normale dhe ka blere makine te blinduar .. eshte vetem fillimi se gati jan fhe tahiri dhe ridi dhe marigleni dhe flor qorri

  • Altin lami . Seksesi i Flor Cungut dikur shoferi tija me pas shef ke polica bashkiake e shkarkoj basha per mitmarje dhe emeroj perseri ne INU .. tani e moralshme eshte te shkarkosh nje njeri per hajdut dhe ta emerosh si i ndershem kur ky person te kerkonte lek pse nderron neonat e shtepis .. keshtu do perfundoni te gjithe si altin lami se ka dhe tjerr ca tahir baro e ca legena qe rrin duke vjedhur 24 ore ne dite

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *