Policia e Lezhës ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve të forta narkotike të llojit kokainë. Ai është Pajtim Aga 47 vjeç, i cili u kap gjatë një operacioni antidrogë.
Policia mundi të sekuestronte 320 gramë kokainë, e cila ishte e paketuar dhe gati për t’u shitur.
Droga u gjet në makinën e të arrestuarit.


