Arrestohet shpërndarësi shqiptar i drogës

redaktor

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia nën akuzën e trafikut të drogës.

Arrestimi i tij u bë ditën e djeshme në Cremona, Itali, pasi gjatë një kontrolli në këtë zonë, policia ka identifikuar të riun i dyshuar si shpërndarës droge dhe më pas vënë në ndjekje të lëvizjeve të tij.

29-vjeçari është banor i Cremonës. Pasi policia ka ndjekur itinerarin e tij ka vënë re se i riu pas parkimit të makinës ka hyrë një një apartament tjetër, jo në banesën e tij.

Policia më pas ka bërë kontrollin e makinës ku ka gjetur të fshehur rreth 40 gram kokainë, e fshehur te sediljet e para.

Më pas policia ka bërë kontroll edhe të banesës ku u gjetën edhe150 gram të tjera kokainë dhe 200 gram manitol, dy telefona, si dhe pajisje të tjera për paketimin e e lëndës narkotike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *