Shqiptari jo pak i përfolur Klodi Lesi ka përfunduar në prangat e policisë në Greqi.
Ai akuzohet se vrau gruan e tij greke më 7 janar të këtij viti. Që prej asaj kohe, ai kërkohej nga policia ndërsa u arratis bashkë me njërin prej fëmijëve.
Policia gjithashtu ka gjetur edhe djalin e tij 4 vjeç. Vogëlushi ndodhet i sigurt në duart e policisë.
Sipas informacioneve paraprake nga mediat greke, Klodi Lesi u gjet në fshatin Ormylia në Halkidiki, ku dhe çifti banonte. Ata ishin në një kasolle ku jetonin prej asaj kohe. /Dita/
