Arrestohet shqiptari në Itali, mbante në makinë kokainë me vlerë 3 milionë euro

Amelda Amelda

Një shqiptar arrestohet në Itali pasi kapet me 21 kg kokainë. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari po mbahej nën vëzhgim prej kohësh.

Ndërsa po përpiqej të arratisej nga policia, ai u përplas me një makinë tjetër dhe hodhi një zarf nga dritarja e makinës e cila u sekuestrua nga efektivët.

Sipas policisë nëse sasia e lëndës narkotike që shqiptari mbante, do të shitej, kapte një shifër prej afro 3 mln euro. Ndaj tij rëndojnë akuzat për trafik droge dhe rezistencë ndaj policisë.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *