Policia kufitare franceze ka arrestuar në kufirin mes Italisë e Francës në komunën Sospel, një nënshtetas shqiptar 29 vjeç, me profesionin murator e rezident prej disa vitesh në Bergamo.
Me makinën e tij të tipit Renault po tranportonte drejt tokës franceze 5 emigrantë klandestinë me kombësi nga Eritra e Siria.
Mediat franceze informojnë se 29-vjeçari shqiptar është dënuar në gjykim të shkurtuar nga drejtësia franceze me 18 muaj burg me akuzën e trafikimit të qënieve njerëzore.
