Një shqiptar banues në krahinën e Comos të Italisë është arrestuar nga policia vendase këtë të enjte nën akuzën e trafikut të drogës.
Shqiptari u arrestua pasi u gjet në posedimin e 6 kg kokaine të fshehur në një fund të dyfishtë në pjesën e kabinës së një automjeti ti Golf, i cili u ndalua për kontroll rutinë nga policia
Shqiptarin e ka tradhtuar gjendja emocionale që iu shtua faktit se nuk kishte shlyer taksat. Kjo i bërë policët të ndërrmarrin një kontroll të detajuar dhe të zbulojnë fundin e dyfishtë të makinës që mund të aktivizohej me një mekanizëm të posaçëm.
Brenda në makinë u gjend 6 kg kokainë e fshehur, që nëse do të shitej në treg do të kapte vlerën e 800 mijë eurove. Pas kësaj,shqiptari u arrestua nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Gjithashtu, atij iu gjetën edhe 2600 euro dhe iu iu sekuestrua makina dhe telefoni celular.

e.ll./dita
