Arrestohet shqiptari, shantazhoi rumunen me foto e video erotike

Dita

Një 23-vjeçar shqiptar ka shantazhuar një rumune me të cilën kishte miqësi në rrjetet sociale.

Shoku i saj shqiptar i ka vjedhur adresën në “Facebook” dhe ia ka fshirë atë. Më tej, me të dhënat e saj ai ka hapur një profil të ri, ku ka shtuar si miq të njohurit, kolegët, mësuesit dhe familjarët e saj.

Në këtë profil i riu nga Tirana, A.M., ka postuar foto nudo të rumunes dhe një video intime të saj. Me gjithë lutjet e vajzës ai i ka kërkuar asaj para për t’i hequr fotot dhe videon. Po ashtu ai ka këmbëngulur që ta takonte atë teksa ajo ndodhej në Belgjikë për llogari të një projekti me kolegët e saj.

Gjithë historia është rrëfyer nga shtetasja rumune, me iniciale P.C., në denoncimin që ajo ka bërë në Policinë e Shtetit kundër 23-­vjeçarit. Denoncimi i saj është bërë përmes një emaili në Policinë e Shtetit, ku ajo është shprehur se shoku i saj shqiptar po i vështirësonte jetën përmes presioneve dhe shantazhit të tij.

Pas hetimeve të kryera janë krijuar dyshime të arsyeshme se A.M. është autor i shantazhit të kryer ndaj rumunes. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e të gjithë kompjuterëve dhe pajisjeve elektronike që përmbajnë korrespondenca elektronike në banesën e 23-­vjeçarit A.M.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *