Armëmbajtje pa leje dhe agresion ndaj forcave të policisë. Janë këto akuzat që rëndojnë mbi Matias Messi, 32 vjeç, vëllai i madh i Lionel Messit, i arrestuar në Rosario, 30 km larg Buenos Aires. Në makinën e vëllait të futbollistit është gjetur një pistoletë e kalibrit 22.
Messi që nuk kishte me vete dokumentet e autorizimit, refuzoi të jepte gjeneralitetet dhe pati një përplasje me agjentët e policisë. Kur agjentët sekuestruan makinën dhe pistoletën, Matias flaku çelësat e makinës dhe u përpoq të hynte në një shtëpi të të afërmve të tyre.
Në tentativën për ta ndaluar, mes Matias dhe policisë ka nisur një përballje, ku vëllai i futbollistit dhe një prej policëve mbetën të plagosur. Matias është dërguar në stacionin e policisë dhe denoncuar për armëmbajtje pa leje, por më pas u la i lirë sepse nuk ka precedentë penalë.

I vellai i Lionel Mesit bene qefe, shijon jeten me leket e te vllait. L Mesi rri dhe jeton ne konvikt me futbollistet, nuk shijon jete me paret qe ka, por shijojne te tjeret. Sa per pistoleten 22 mm mm qe u kap,ajo nuk eshte pistolete se nuk ka pistoleta te tilla asnje ushyri, ajo eshte pistolete shenjedhenese qe i perdor ushtria dhe ka fishek me ngjyra per sinjale.