Arrestohet vëllai i presidentit të Iranit

Gazeta Dita

Hossein Fereidoun, vëllai i vogël i presidentit të Iranit, Hassan Rohani, është arrestuar dhe sipas gjykatës ai akuzohet për krime financiare.

“Janë kryer hetime të shumta rreth këtij personi dhe personave të tjerë, disa prej të cilëve tani janë në burg”, ka thënë zëdhënësi i gjykatës, Gholamhossein Mohseni Ejei, në një konferencë për media.

Fereidoun është ndihmës i lartë i presidentit Rohani, i cili ndërroi mbiemrin vite më parë.

Ai është akuzuar një kohë të gjatë për krime financiare dhe korrupsion.

Në janar, një grup i parlamentarëve iranianë, patën bërë thirrje për nisje të një procesi gjyqësor për krime ekononmike ndaj tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *