Polici meksikan është ekzekutuar me 155 plumba pasi arrestoi djalin e El Capos.
Pamjet video tregojnë momentin kur një makinë e kuqe, që drejtohej nga anëtarë të bandave të kartelit të drogës në Meksikë, ndjek një makinë të bardhë në një qendër tregtare, përpara se dy të armatosur t’i ngrinin pritë oficerit të policisë.
Në Twitter, Departamenti i Policisë njoftoi për vrasjen e oficerit. ‘Mbi të u derdhën 155 plumba’, – thuhet në njoftimin e policisë.
Eduardo, 32 vjeç, iu bashkua forcës gjashtë vjet më parë. Është e paqartë nëse polici ishte në detyrë në kohën e sulmit.
Sipas mediave lokale, ai ishte anëtar forcave speciale që morrën pjesë në operacionin policor.
Vrasja brutale vjen ditë pas përpjekjes për të kapur Ovidio Guzman Lopez – një nga djemtë e El Chapo, i njohur edhe si “Chapo i Vogël”.
Forcat speciale meksikan u detyruan të ndërpresin arrestimin e tij më 17 tetor kur antëtarët e bandës në momentin e arrestimit e kthyen qytetin në një fushë beteje.
El Chapo ndodhet në SHBA ku vuan dënimin me burgim të përjetshëm.
l.h/ dita

Nuk jemi larg tyre edhe neve ne Shqiperi . Pse , a nuk vrau kater police te Plepat ne Durres banditi Agron Kulici i bajraktarit serb te Vicidolit dhe problemi u mbyll , per te mos e hapur me ?! Po gjyqtari i Vlores S. Konomi a nuk u vra ne menyren me te tmerreshme ne mes te qytetit , diten ne dreke dhe , as qe behet fjale te zbulohen autoret ?! Shembuj te tille ne kemi me qindra ( ne mos me mijra ), modeli me i persosur i shtetit bandit , sic thoshte disa vite me pare nje gazete britanike , per presidentin shqiptar Sali Berishen ! Edhe sot , pas tre dekadash , thuajse nuk ka ndryshuar asgje , sepse eshte molepsur e gjithe politika shqiptare, administrata shteterore dhe pjesa derrmuese e banoreve ! Kjo eshte edhe arsyeja kryesore ,pse shqiptaret e braktisin dhe mallkojne vendin e tyre ! Kjo eshte edhe asrsyeja se perse njerezit tane , ne mase , kthejne koken pas dhe….. psheretijne duke thene : Ishim me mire , kur ishim me keq ” !