Everton ka gjetur akordin për një marrëveshje me qëllim nënshkrimin e blerjes së mesfushorit të Swansea City, Gylfi Sigurdsson, për një shumë që besohet se është rreth £45milionë.
Futbollisti i përfaqësueses së Islandës realizoi sezonin e kaluar 9 gola dhe asistoi në 13 raste duke shërbyer pasimin e golit, duke kontribuar kështu në shpëtimin e Swanseas dhe sigurimin e qëndrimit në Premier League.
Futbollisti 27-vjeçar do t’i nënshtrohet të mërkurën vizitave dhe testeve mjekësore në Goodison Park. Sigurdsson do të shndërrohet kështu në blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit të Everton, ndonëse raportohet se Swansea kishte kërkuar fillimisht £50milionë, duke refuzuar ofertën fillestare në shumën £40milionë.
