Një juri ka konfirmuar sot se 96 fansat e Liverpoolit, të cilët vdiqën gjatë fatkeqësisë së Hillsboroughit në vitin 1989 ishin vrarë në mënyrë të paligjshme, raporton BBC.
Sipas jurisë vdekjen e ka shkaktuar dështimi i policisë për të kontrolluar turmën në atë që njihet si tragjedia e Hillsboroughit. Juria i është përgjigjur me po pyetjes nëse gabimi i policisë ka dërguar në vdekjen e 96 fansave të Liverpoolit në gjysmëfinalen e FA Cup në vitin 1989.
Incidenti ka ndodhur më 15 prill 1989 në stadiumin Hillsborough të Anglisë, në ndeshjen gjysmëfinale të FA Cup ndërmjet Liverpoolit dhe Nottingham Forestit. Policia kishte lejuar që të futën në stadium më tepër tifoz se duhej. Duke shtyre njëri-tjetrin kishin vdekur 96 tifozë të Liverpoolit, ndërsa 766 të tjerë ishin lënduar.
Për shkaktimin e këtij incidenti ishin akuzuar tifozët e Liverpoolit, dhe pas një beteje shumëvjeçare të familjeve të viktimave dhe klubit të Liverpoolit është arritur në konstatimin se policia është fajtore për shkaktimin e kësaj tragjedia.
