Pas luftimeve të përgjakshme midis forcave qeveritare dhe atyre të rebelëve , më në fund është arritur paqja në Jemen.
Marrëveshja parashikon që palët të hartojnë një Kushtetutë të re, në të cilët forcat rebele Huti, të përqendruara në veriperëndim të vendit, do të kenë më tepër fuqi.
Kaosi në Jemen shqetëson më tepër nga të gjithë qeverinë e Shteteve të Bashkuara, e cila e konsideron qeverinë legjitime dhe aleate të saj në luftën kundër Al Kaedës në gadishullin arabik, që e ka qendrën e vet pikërisht në lindje të vendit.
Rebelët Huti mbështeten me armë dhe trajnime nga Irani, pasi i përkasin të njëjtës degë të fesë islame. Ata përbëjnë rreth 40-45% të popullsisë, ndërkohë që 60-65% janë myslimanë suni, ndërsa në vend ka edhe 1% popullsi të krishterë.
