Arrihet marrëveshja me Juven, Higuain te Chelsea për 60 mln €

DITA Online

 

Kishte kohë që përflitej, dhe tani duket se është kthyer në realitet. Higuain është i lirë të largohet nga Juventus.

Sipas Sportmediaset, Juventus dhe Chelsea kanë arritur marrëveshjen për Pipita-n për 60 milionë euro.

Argjentinasi pritet të jetë qendërsulmuesi i ri i Chelsea-t të Sarri-t.

Akordi do të bëhet zyrtar menjëherë pas konfirmimit të teknikut italian.

Do të ishte një ribashkim për dyshen që ka qenë bashkë te Napoli. Nën drejtimin e Sarri-t, Higuain ka bërë sezonin më të mirë të karrierës.

Një tjetër juventin që mund t’i bashkohet argjentinasit në Stamford Bridge është edhe Daniele Rugani.

Gjithsesi, për momentin pronari Abramovich është i fokusuar te largimi i Conte-s dhe konfirmimi sa më shpejt i trajnerit të ri.

Koha për merkaton këtë vit në Premier League do të jetë e shkurtër, pasi do të mbyllet në javën e parë të gushtit.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *