Pas 20 minutash negociatash, Bashkia e Tiranës dhe përfaqësues të bizneseve kanë rënë dakord për rishikimin e taksave të vendosura. Sipas kësaj marrëveshje, do të ketë një rindarje të zonave për llogaritjen e tarifave që duhet të paguajnë bizneset për zënien e hapësirës publike.
Një pikë e rëndësishme e marrëveshjes së arritur parashikon heqjen e taksës për tavolinat për të gjitha bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha.
Takimi rezultoi i suksesshëm për të gjitha bizneset pasi do të ulet një peshë e madhe taksash që do të duhej të paguanin për Bashkinë e Tiranës. Në këtë mënyrë, kryetari i Bashksië së TIranës, Erion Veliaj, i cili ka pasur rolin kryesor në këto negociata do t’i propozojë Këshillit Bashkiak ndryshimet përkatëse.
Një tjetër lajm i mirë për të gjitha bizneset që ushtrojnë veprimtarinë e tyre ekonomike në Tiranë është që për muajin janar dhe shkurt nuk do të paguajnë taksat e vendosura më 30 dhjetor 2015 dhe që u kontestuan përmes protestave.

Ku shkoi propaganda e lali Erit me Mojiton 8 mije lekeshe???? I a paska futur kot!
E kam thene edhe here tjeter,se Erion Veliaj NUK ESHTE I AFTE PER KRYE BASHKIAK!
Ai ka deshtuar qe ditet e para ne detyre!
Ndersa nenshtrimi i tij para bandave mafioze te biznesit eshte nje tregues se ai eshte vetem nje adoleshent dhe aspak organizator dhe administrator i kryeqytetit!
Eshte turp i madh ne se Keshilli Bashkiak do ta ktheje taksen e tavolinave sepse kjo do jete precedent i rrezikshem per here te tjera!
Le t’ia thote qytetareve se ku gaboi Bashkia dhe ku paten te drejte bizneset???
Caktimi i takses se tavolinave ishte nje veprim aventuresk,sepse ai vulosi zenien e hapesirave publike ne kembim te fitimit bashki-biznes dhe i humbur doli vetem QYTETARI!
Vendimi me i drejte do ishte:
-ASNJE METER HAPESIRE PUBLIKE NUK DUHET TE ZIHET NGA BIZNESET!
ATO I TAKOJNE QYTETAREVE!