Anëtarët e Këshillit Politik kanë arritur të përmbyllin marrëveshjen e arritur më 5 maj pas disa orësh diskutime. PS dhe PD kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ndryshime ligjore të procesit të administrimit të zgjedhjeve, përfshirë dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KQZ-së.
“Sot përfunduam punën dhe gjetëm dakordësi për të gjitha, që kishin mbetur pezull në mbledhjet e kaluara. E them pa droje që kemi plotësuar të gjitha kërkesat e opozitës. Unë dua të them që të plotësohet të gjitha kërkesat dhe frikërat e opozitës në ligjin e ri zgjedhor, tani është në dorë të ekspertëve që të zbardhin marrëveshjen”, deklaroi Damian Gjiknuri në përfundim të mbledhjes.
Ai sqaroi se, përzgjedhje e anëtarëve të KQZ-së do të bëhet përmes një komisioni të posaçëm, ku opozita jashtëparlamentare do të ketë përfaqësuesin e saj, që mund të bëjë përjashtime dhe përzgjedhje të kandidaturave para se t’i kalojnë Kuvendit për miratim.
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se me marrëveshjen e sotme, Kodi i ri Zgjedhor që do të miratohet në Kuvend do të ofrojë garanci shtesë për zgjedhje të lira.
“U pranua formula për KQZ e propozuar nga opozita. Qeveria nuk do të ketë mundësi të prekë administrimin e zgjedhjeve. Me mbledhjen e sotme, Kodi Zgjedhor do të ketë garanci shtesë që vota e shqiptarëve të mos tjetërsohet”, tha Bylykbashi.
Kurse, Rudina Hajdari foli për votën e emigrantëve, që do të jetë e garantuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në vitin 2021.
“Në këtë tryezë doli një lajm i mirë, për të zbatuar atë dëshirë të diasporës për të votuar në Shqipëri. Në mënyrë se si do zbatohet është akoma për tu parë. Tani është përgjegjësia e qeverisë dhe janë shumë akte nënligjore për tu bërë. Sot është miratuar në parim dhe është për tu përshëndetur”, u shpreh deputetja Hajdari.
e.k/dita

O na mbyten injorantet Hajdari.
Do te votoje diaspora?
Dmth edhe shqiptaret nga trojet e tjera qe nuk jane shtetas shqiptar te regjistruar në listat e zgjedhesve.
Kuku ku kena mbet
Po mjaft or burre, pas cdo gjeje vetem dyshime ne shqiptaret. Kur do behemi njehere njerez tamam? Do votojne ata qe kane pashaporte shqiptare te vlefshme ne diaspore. Te tjeret qe nuk e kane besoj qe smund te votojne dot. Lere tani ate muhabet, shyqyr qe u mbyll.
Shtrengojne doren me ata qe nuk ka asnje vote ne Parlament.
PS i leshoj te gjitha duke qene maxhorance, trumf i paster i Kriminelit Sali.
Ne marreveshje eshte arritur qe godina e KQZ do te jete ne ate te SHQUP-it.
JAM rrypi
Do votojne shtetasit shqiptare, ata qe kane shtetesine shqiptare!
Diaspora eshte me e gjere se kaq !
Litari litari litari litari litari litari litari
Është marrveshja juaj me popullin.
Arben!
Sot ne mengjes bera nje …litar muti!
Te ftoj ta hash me raki!
D.M.TH.qe votat tona tani jane te mbrojtura nga hajdutet e votave qe te mos vidhen nga vete ato.
Kjo eshte mareveshje antipopullore kunder interesave te popullit shqiptar!
Ne se edhe bota hesht,qe shqiptaret nuk e ushtrojne sovranitetin ne Shqiperi,atehere ne jemi vend i PUSHTUAR!
96 % e populit shqiptar kembengul per interesat e demokracise per listat e hapura .Pse mcifen pas gaxhjoit keta cirake skllever e servila ,te Rames ,Lul Bashes e Kryemadhit ose Metes ?