Mëngjësin e sotëm ka ndërruar jetë një paciente 64-vjeçare nga Tirana e intubuar prej më shumë se 2 javësh.
E shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja shëndetësore e pacientes është përkeqësuar mëngjesin e sotëm dhe ka bërë arrest kardiorespirator, njofton MSH.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor të reanimacionit nuk ka mundur të mbijetojë.
64-vjeçarja kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese.
Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
j.l./ dita

Gerdec = COVID