Arrin në 70 numri i viktimave nga përmbytjet në Turqi, qindra të zhdukur

J L

Numri i të vdekurve nga përmbytjet që goditën rajonet perëndimore të Detit të Zi në bregdetin verior të Turqisë ditët e fundit vazhdon të përkeqësohet.

Sipas të dhënave të përditësuara këtë mëngjes nga mbrojtja civile e Ankarasë (Afad), vdekjet e konfirmuara kanë rritur në 70, nga të cilat 60 në provincën e Kastamonu, 9 në Sinop dhe 1 në Bartin.

Aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit për çdo të mbijetuar vazhdojnë, ndërkohë që raportohen mbi 300 të zhdukur.

Po kështu vijojnë aksionet për të pastruar zonat e përmbytura nga mbeturinat e baltës, të cilat kanë zhytur shtëpitë, rrugët dhe makinat, duke shkatërruar gjithashtu urat dhe infrastrukturën tjetër civile.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *