Në aeroportin e Prishtinës ka arritur arkivoli i ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi. Rexhepi ndërroi jetë të hënën në Turqi, në moshën 63 vjeçare.
Ai në muajin prill pësoi sulm në tru, moment nga i cili ndodhej edhe në koma. Pas trajtimit disa ditor në Kosovë, Rexhepi ishte dërguar për trajtim në një spital turk, raporton Telegrafi.
Rexhepi, lindi më 3 qershor 1954 në Mitrovicë. Ishte diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979 dhe studimet pas-universitare i përfundoi në Zagreb në vitin 1985.
Punoi për vite me radhë punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990.
Gjatë luftës më 1999 me Serbinë, Rexhepi i u bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës.
Ndërkaq, më 2002 ishte zgjedhur kryeministër i parë i institucioneve të përkohshme vetëqeverise të Kosovës.

ajo cka na dhemb eshte shperzimet e kota per buxhetin e mjekesise, se cdo mjeke e ka ditur se nuk ka sherim mbas atij sulmi. Pra pyetja eshte kur do perdoren mjetet sipas nevojes e jo sipas ‘peshes politike te njerit’ qe vuan nje semundje?
Sa femije qe vertete do isin sheruar me gjithe keto pare te shpenzuar kot per kurim’jashte’ sepse ministrate tone nuk kane investuar per te ngritur nje sherbim mjekesor si ka dhane Zoti? Me shpenzimet e kesaj kure kot do kishim paguar nje vjete specializim jashte per nje neurolog…