Janë të shkolluar dhe e dinë që po shkelin ligjin! Atëherë PSE? Një pyetje që e ka përgjigjen te arroganca 30 vjeçare e pushtetit

Ornela

 

 

Kushdo që lexon se çfarë ka ndodhur me tenderin e Ministrisë së Brendshme për uniformat e Policisë së Shtetit mund të vërejë lehtësisht një fenomen që, më shumë se sa shumat e shpërfillura në dëm të vendit, përshfaqin fodullëkun dhe arrogancën e disa nëpunësve të lartë, të cilët e ndjejnë veten zot të gjithçkaje dhe mendjelehtësisht bëjnë atë që kanë bërë.

Dëmi që është sjellë është i ndjeshëm, i lartë dhe habitës; arroganca e krijimit të një tenderi të trifishtë në një të vetëm është marramendëse, lehtësia me të cilën kanë vepruar është çoroditëse, përfitimi që është nxjerrë prej tij nga një strukturë e mësuar të veprojë kështu është mospërfillëse nga çdo lloj ligji dhe rregulli të shkruar.

A E KANË DITUR KËTA NJERËZ QË PO SHKELIN LIGJIN?

Me siguri, po. Të gjithë janë njerëz me përvojë, i dinë ligjet dhe rregullat e lojës, janë të shkolluar dhe, për më tepër, brenda vetes, kanë një shembull që ka pasur guximin të mos nënshkruajë.

Atëherë përse e kanë bërë një gjë të tillë, e duhet thënë, jo vetëm një herë e jo vetëm në këtë rast?

Sepse e ndjejnë veten mbi shtetin dhe ligjet e tij. Shkelin mbi çdo gjë të arsyeshme dhe të ligjshme vetdijshëm, me guximin e një budallai, por të bindur se forca që i mbështet, në këtë rast pushteti, arroganca e tij është mbi të gjitha ligjet, mbi kodet dhe nenet e tyre, është një krijesë e veçantë, sui generis, pikërisht për të shkelur mbi çdo të ligjshme, të ndershme dhe të drejtë.

Ata marrin guximin të tallen dhe të përfitojnë mbi pronën e shtetit, pra të të gjithëve, sepse nuk ia ndjen për vetë shtetin, kanë krijuar një makineri të tërë spekulimi dhe interesi vetjak, që predominon dhe sundon mbi gjithçka tjetër.

“Larja e duarve” nga dy titullarët kryesorë, ish ministri Lleshi dhe ndihmësi i tij më i afërt, figurë e njohur e së majtës, Ndreca, nuk ngjit. Mbi 20 milion euro para publike as nuk i kanë kontrolluar?! Kjo nuk shkon, dhe, në rastin më ekstrem, të paktën njëri prej tyre është pjesë e asaj që ka ndodhur në dikasterin që kanë drejtuar.

Faqja e parë DITA, 13 korrik 2021 (kliko për ta zmadhuar)

Nuk mundet që një drejtues i lartë të shohë se si një uniformë policie ka çmimin e një malli sikur është prodhuar nga Hugo Boss apo Guci, kur kushton sa pesë herë uniforma e një polici gjerman, apo gjashtë herë sa ajo e një xhandari francez dhe të mos ketë asnjë reagim. Kaq naivë të qenë qenë, kaq syleshë, sa të mos interesohen, të paktën për çmimin e veshjeve të vartësve të tyre, për çfarë ka shkuar tek ata nga ajo derdhje e pamasë e parave dhe, mbi të gjitha për shkeljet e bëra?!

Nëse njëri prej tyre ka post politik, ish ministri, tjetri është drejtues i lartë administrativ dhe nëse, as njëri e as tjetri nuk arrijnë të informohen në dikasterin që drejtojnë, atëherë nuk kanë bërë mirë që kanë qëndruar në atë vend, ashtu si nuk kanë bërë mirë ata që i kanë vënë.

Nuk duam të hamendesojmë se në të gjithë tenderin e zhvilluar ka pasur abuzime e përfitime financiare, megjithëse nuk ka më naivë që besojnë se e gjitha ka qenë një shkarje e rastit apo moskujdesje.

Nuk hipën njeri nga qejfi në majën e fikut, nëse pema nuk ka kokrra. Nuk ndërmerr askush një rrezik të lartë, nëse nuk sheh përfitimin e tij, ose nuk ka pasur urdhër të prerë nga një zyrtar më i lartë, të cilit i nënshtrohen, pasi ai ka në vete fodullëkun e pushtetit.

Pushteti është bërë arrogant dhe koha për t’u ndalur ka ardhur e po kalon. Në harkun e tetë viteve të shkuara Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë më shumë se 350 padi të ndryshme. Le ta zëmë se 100 prej tyre nuk ishin të sakta, të themi se edhe njëqind të tjera nuk ishin përllogaritur mirë, por, kur mëson se që të gjitha janë hedhur në kosh, atëherë shihet se askujt nuk ia ndjen më për të vërtetën dhe ligjin.

Edhe tani Kontrolli i Lartë i Shtetit mund të bëjë akte të tilla, të ngrejë probleme dhe abuzime të mëdha, si edhe po ndodh. Si mund të injorohen kësisoj konstatimet e ardhura nga struktura më e specializuar për kontroll e vetë shtetit?!

Abuzivizmi është futur në poret e jetës së përditshme, sa që njerëzve u duhen të nënshtrohen përballë tij dhe të pranojnë faktin se gjithçka varet nga pagesa që bën, nga momenti kur zyrtari është në humor apo jo, nga miqtë që i gjen; nga ndërhyrja që mund të bëhet. Një njeri i ndershëm e ka të vështirë të trokasë dhe t’i hapen dyert normalisht për të gjetur një zgjidhje. Pushteti është i dashur dhe i përkulur vetëm në fushata zgjedhore, në katër muaj dhe pastaj, katër vite kthehet në arrogancën e tij.

Kjo arrogancë nuk është primar i të sotmes. Ka 30 vite që sundon mbi njerëzit, i përtall, i nëpërkëmb, u heq dinjitetin, i zvarrit gjyqeve, i mëkon dhe u heq pastaj qumështin nga goja; i nxjerr në rrugë, i flak, i tërheq nga vetja dhe pastaj u ushqen me lugën e boshtë të ditëve të ardhshme.

Arroganca e pushtetit dhe arroganca e opozitës po e përmbys këtë vend, bashkë me kanalet e vjedhura tĕ bashkive. Duhet ndalur. Është koha e provës së fundit dhe shansi i mbramë i Edi Ramës për të bërë shtetin. Ndryshe, në ditën kur do të largohet nga pushteti do të thonë: “Ku ishe, hiç gjëkundi”.

Ai e ka për detyrë ta bëjë këtë, domosdo, jo dhunisht, por përmes ligjit, njerëzve të ndershëm dhe kontrolit. Minimalisht, një ministër apo sekretar i përgjithshëm që nuk e di se çfarë bëhet pas shpinës së tij, ai nuk duhet të ngjitë më shkallët e një dikasteri.

 

Botuar sot si kopertinë e DITA

 

Share This Article
37 Comments
  • PD + PS + LSI + PDBNJ + PDIU + LZHK + PAA + PAD + PDK + PR = BANDA KRIMINALE , ORGANIZATA MOFIOZE , KONTRABANDISTÈ , NARCO – TRAFIKANTE KOKAINE dhe HEROINE , GRABITQARÈ tè KORRUPTUAR , PLAÇKITÈS tè KORRUPTUAR , ZHVATÈS tè PÈSHTIRÈ , KOPE HAJDUTÈSH tè URRYER ,, HIENA , SHUSHUNJA , ÇAKENJÈ tè BABÈZITUR ,, HORRA , BANDITÈ , MASKARENJÈ dhe BATAKÇINJÈ me KOLLARE !!!! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖

    • Lerini mo keto perralla qe shkruani, te gjithe e dime qe po nuk desht i pati asgje nuk behet ne ministri. Tani skane bythe te kapin ministrat kapin vartesit. Kusj eshte mekanizmi qe mbron nje nenpunes ne rast se i thojet ose firmos ose ik? Asnje mekanizem nuk ka, atehere ngreni mekanizmin dhe pastaj ndaloni ata qe abuzojne

      • Bota duhet ta kuptoje se eksperimenti tragjik qe bene ne Shqiperi pas 90-tes,KA DESHTUAR PA LINDUR!
        Por e keqja me e madhe eshte se edhe sot pas 30 vjetesh,bota propagandon turpshem se Shqiperia paska plotesuar kushtet per hapjen e negociatave,kur shteti feudalo-otoman i diktatorit Rama u ka mbyllur dyert e zyrave nje populli te tere te ankohen kur u behet padrejtesi nga vete zyrtaret e pa afte dhe te korruptuar!
        Rama e urren popullin e tij dhe po e con Shqiperine drejt shperberjes totale!

    • Bota duhet ta kuptoje se eksperimenti tragjik qe bene ne Shqiperi pas 90-tes,KA DESHTUAR PA LINDUR!
      Por e keqja me e madhe eshte se edhe sot pas 30 vjetesh,bota propagandon turpshem se Shqiperia paska plotesuar kushtet per hapjen e negociatave,kur shteti feudalo-otoman i diktatorit Rama u ka mbyllur dyert e zyrave nje populli te tere te ankohen kur u behet padrejtesi nga vete zyrtaret e pa afte dhe te korruptuar!
      Rama e urren popullin e tij dhe po e con Shqiperine drejt shperberjes totale!

  • Jane militante ,patrozhaniste,qe kane blere diplomat,por nuk dine shkrim e kendim.Nga mos ndeshkimi jane bere trima me shume.Kur nje minister mburret se nuk jam marre ne tenderat ,cfare pune tjeter ka bere kur nuk eshte marre me administrimin e buxhetit!?

  • Jeni te sakte deri afer fundit te editorialit.Dakord?
    Edi Rama nuk ka me shans te fundit.Edi rama keshtu ka folur,kete demagogji ka patur,2013,2017,e 2021 i njejte.Çdo gje eshte qelbur,e mban ere e kjo ka vazhduar 30 vjet,por ne keta 8 vjet aroma e ketij korupsioni,ka kalur male fusha dete e oqeane e ndoshta edhe UFOT po aklimatizohen me kete ere te qelbur te nje qeverie qe po tregohet me gish ne shtetet e botes.
    Fuqine sot e ka mare SHBA,qe po ben revolucionin e Leninit,por jo me violence,me gjak e shkaterim,por i adptuar ne revolucion paqesor,ku do mbizoteroje konfiskimi,denimi dhe eleminimi i kesaj klase te ulet te poshter politike 30 vjeçare.Po ariti me kete sukses te konfiskoje 20-30 miliarde eurot,do shpetoje nje komb,e ne te kunderten nuk do kete me shqiperi.

  • èshtè e vertetè qe gazeta Dita eshtè e vetmja gazetè qe bène gjysèm opozite ne kètè vend…nderkohe qè tè tjerat janè suport ne sherrin ndermjet partive tè pakices dhe qeverisè.
    Them gjysèm sepse pèrgjithesisht sepse kritike nuk e bejne te plote dhe rrallè pèrmendin te gjithè fajtoret dhe ata qè duhet te akuzohen e qe sè paku nga 2015 e kendej duhej te ishin nè burg dhe po se po ata qè qeverisèn (vodhèn) deri nè 2013.
    PÈRFUNNDIMISHT:
    Po kreu detyrèn Kryeministri ata posht tij nuk do kryenin dot akte korruptive ose do te shkarrkoheshin e do viheshin para pergjegjesisè……. e nuk do vijonte kriteri “vodhet jo do vjedhim dhe ne””……e jo me pak siç thoshte Shalèsi por mè shùmè
    Kush mbron hajdutet apo ca te njerkws e ca te tutè eshtè vet hajdut

  • Nje fraze eshte e cuditshme dhe qe ngjall dyshime:Eshte koha e proves se fundit dhe shansi i mbrame i Edi Rames per te bere shtetin.Tani varet se si Rama e kupton shtetin.Jane dy shembuj te kundert:Amerika demokratike dhe Turqia e Erdoganit.Rama zgjodhi erdoganin per te qeverisur.Mendoni ju qe Rama ti ktheje krahet Erdoganit dhe te perqafoje demokracine amerikane?Ne nje shtet kur zbulohet nje korupsion qe nga baza(bashkite) dhe deri lart(ministrite) dhe keto te provuara me dokumenta ,kryeministri duhet te jape doreheqje per paaftesi qeverisese .Nuk ka shanse sic kerkon t’ia zgjate jeten korupsionit e dashura gazete.

  • Jam shume dakort , analize e sakte pa histerizma! Eshte budallek te mendosh se ministri nuk di e nuk ka dijeni per nje tender kaq te madh e te rendesishem, nuk po flasim per fasule e oriz per mencat ! Nuk jam dakort me histerite se sot eshte me keq se dje, nuk eshte fare e vertet ! Problemi eshte se gjerat per mire ndryshojne shume po shume ngadale ne kete vend ! Mund te kuptoj mandatin e pare , justifikoj edhe te dytin per shkak te pandemise e termetit …por kete radhe Rama ka gjithe fuqine e forcen qe i dha populli , ose te behet shtet me ritme me te larta ose te kete kurajen e te largohet ! Fatkeqesisht per kete vend e per Ramen vete ai eshte i vetmi qe mund ta bej shtet ne kete vend duan apo duan ata qe e urrejne apo jo !

    • 8vjete nuk beri shtet e kujtoni ju se sot do e beje?! Me Cucin minister e me zagar tjere si lleshi and vo?! Apo ajo debilja qe tha nuk jemi ne komunizme! Bile ne komunizme kishin shtet!

      • Cfare do bente me pare ne 8 vjet? Le te jemi realist , te kujtojme pak ku edhe si e mori shtetin e vendin ! Te mos i rendis kot , pervec disiplinimit te trafikut qe ka mbetur njesoj si ne kohen e Saliut (nuk me duhen fare shifrat e aksidenteve , ato jane me te ulta sepse rruget jane me te mira e jo sepse ka me shume respektim te rregullave) ne cdo aspekt tjeter ka permesim ! Shteti nuk behet vetem me shembullin e forces por edhe me forcen e shembullit ! Rama duhet ti imponoje gjithe administrates shterore respektimin e ligjit , duke filluar nga gjerat me vogla !Pa permendur korrupsionin e pa aftesine qe jane kryesoret, nuk mund te tolerohen njerez qe perfaqesojne shtetin deri ne nivelin me te ulet qe te ecin e parkojne si kafshe me makinat e tyre, qe nuk paguajne ashensorin, qe hedhin plehrat rrugve, qe rrijne kafeneve gjate orarit zyrtar apo sillen si alabak jashte orarit zyrtar, qe nuk paguajne taksat e gjobat apo nuk respektjne rregullat e bashkejeteses civile ! Kjo eshte forca e shembullit , kjo mungon edhe eshte nje nga ato gjera qe ben qe forca e fuqia e shtetit te mos ndihet fare ne popull !

  • Ketu ka 30 vjet qe vidhet,dhe njerzit jane bere mjeshtra…
    Eshte beri m… mullar dhe nuk njeh qeni te zone…
    Nga tja fillosh,nga piramidat e saliut qe ishin te ligjeshme,nga nafta e saliut,nga lazarati se nuk kishte pune,nga gerdeci qe nuk dinte ku ishte,nga baxhanaku qe nuk e njihte ,nga snajperet ne dritare…
    Nga keta qe nuk dine gje per tenderat dhe japin parate duke mare pjesen e vete….
    Nga shoferet qe nuk dine se cfare ngarkese kane…
    Mjeku torba do te mbushi torben me qesen bosh te pensionisteve..
    Brataj thote nuk arrestohet mjeku per 500 mije leke
    Vraresit ikin ne drejtim te pa ditur,dhe me pare leshohen se kapen
    Fullani nuk dinte gje se ne banke vidhej….

    Te gjithe bejne te paditurine dhe ne fakiret vetem shikojme dhe numrojme bemat e vilat e ketyre

  • DITA:Analizë e saktë.Është për të vënë ULURIMËN.30 vjet vjedhje të pasurisë Shqipëtarëve sy më sy dhe syri tërrë nuk ua ka bërë.Kanë vrarë kë kan dashur me pagrsë për 5 lekë dhe nuk kanë mbajtur asnjë përgjegjësi.Hajdutët dhe vrasësit dihen se kush janë.Ata kanë emër e mbiemër por nuk i prek kush nga frika.Pasi drejtësia është skoma më KOMA.Është kapur që në 1992 nga 2 mega Hajdut e vrasës killet.Drejtësoa është çelsi i të gjitha të kqiave në këtë vënd në 30 vite.Ajo me urdhër ka mbuluarë shumë vjedhje e vrasje.Ndaj populli ka ngelur me sy përpjetë.
    -Drama e vjedhjeve dhe krimeve ka filluarë që në 1992,kur në pushtet erdhi i dërguari i UDB me porosi të Tropojanit Elez Biberaj,Rajerdonit dhe bekimin e Ramiz Alisë.Hapi parë ogurzi ishte kapja e drejtësisë me kursin 6 mujor të plepave.Idiotët me 6,7,8 klasë shkollë u bënë jurist të famshëm dhe u graduanë gjykatës e prekuror.Ata u emruanë në detyra nga KLD me në krye Sb,Im,B.Topin,B.Nishanin,etj.
    -Parimi ishte..Hani ju dhe mos na ngacmoni NE.Kështu,pasuria 45 vjeçare e ndërtuarë nga populli u shkatërrua,Vodh,shit,tjetërsua në emër të luftës kundra Komunizmit të vdekur,sipas teoris SHOK DHE ÇEKUT TË BARDHË TË SHPIKUR NGA S.Berisha,A.Hajdari dhe G.Pashko.Kjo pasuri kap vlerën e mbi 350 mild.$.
    -Populli i shifte por nuk guxonte pasi kishte babai biçak.Në çdo digaster mbisundonte vjedhja.Kjo vazhdoi deri 2013,kur Sb e çoi buxhetin në zero,për të shkatërruarë SHTETIN,me teirinë..
    ” Pas meje u bëftë kiameti..”
    -Rama që mori pushtetin në 2013 kërkoi të bëhet drejtësi por ishte e pamundur.SHBA+ BE i kërkuanë të bëi drejtësinë mandej të kërkoi hapjen e negociatave.Rama u deklaroi se nuk e çan dot Sb dhe I.Metën.Athere nd/Kombëtarët morën përsipër të bëjnë ligjin e reformës dhe të drejtojnë vetë Vetingun.Që nga 2016 reforma në drejtësi po vazhdon me vështirësi pasi kupola e PD+LSI kanë penguarë me të gjitha forcat,duke bojkotuarë Kuvëndin për 2 vjet dhe Zgjedhjet lokale të 2019,ku me protesta të dhunëshme dogjën Kuvëndin,KryeMinistrinë,M.Rendit,etj,derisa AMERIKA I PARALAJMËROI..!
    -Me ndihmën e SHBA+BE u krijua SPAK,KLP,KLGJ..DHE PJESËRISHT GJK,GJL.Dhe SPAK Ka filluarë arrestimet.Kjo është për tu përshëndetur.Por dëmi 30 vjeçar është i madh.Populli ka ngelur më i varfëri në Europë dhe poliQënët janë pasuruarë në mënyrë marramëndëse me vila pa mbarim,me vetura të klasit ndërkombëtar,etj.
    -Sb është shpallur non grata nga DADH për KORRUPSION të madh,Se ka penguarë DEMOKRACINË,se ka shpërdoruarë PASURINË PUBLIKE në bashkëpunim me HALE ATËT.Se ka penguarë DREJTËSINË si kyçi i të gjitha të këqiave në një Shtet demokratik.
    -TASHMË SPAK ËSHTË NË PROVË NËSE DO TË VEPROI ME FORCËN E LIGJIT NDAJ SB.Është në Provë dhe kupola e PD nëse do jetë me Sb apo me SHBA.
    -SPAK duhet të veproi me dosjet që janë në Gjykatë,Prekurori si 21 Janari,Gërdeci,etj.
    -Në 30 vite kanë ngelur pa gjykim shumë proçese në sirtar,pasi janë penguarë nga kryekrimineli Sb,si fatkeqsi Kombëtare.Kjo është fatkeqsi për një popull që kërkon drejtësi në 30 vite dhe nuk e gjën.Ndaj ka ngelur i varfër dhe nuk bënë zë,pasi e di se nuk i zgjidh dot problemet e mbartura në 30 vite.Ndaj ka gjakmarrje,Vrasje në rrugë..pasi drejtësia i bënë karshillëk Popullit,Qeverisë,SHBA+BE.
    -Vetëm ZOTI DHE AMERIKA E SHPËTON SHQIPËRINË.PASI SB NUK SHKULET NGA VËNDI PA E DJEGUR PËRSËRI SHQIPËRINË SI NË 96,97,98,09,011..!
    -SPAK DUHET TË VEPROI DHPEJTË ME PESHQIT E MËDHEJ E JO ME CIRONKA.
    -Për SPAK është koha për të hyrë në HISTORI për mirë ose për keq.
    FLM DITA.

  • Nje personazh imadh polierdik ka thene nje shprehje monument : ” DREJTUESI DUHET TE PERGJIGJET E TE JAPE LLOGARI , JO SE SI PUNON VETE , POR SI PUNOJNE ATA QE DREJTOHEN PREJ TIJ ” , ne se nuk eshte i tille , ai nuk eshte ne nivelin per te qene drejtues .

  • Ore une nuk kuptoj nje gje: Perse paguajme me taksat tona njerez per te na vjedhur? Pra edhe na vjedhin, edhe i paguajme paga te majme, edhe marrin pensione te larta, dhe benetite te tjera. DHE NA VJEDHIN. Perfshire dhe tiranesit e vjeter denbabaden Sander Lleshaj, e Plarent Ndreca qe nuk dijne çfare punojne e perse dalin ne zyre. E KUR NA HEDHIN EDHE GAZ LOTSJELLES, edhe per kete i paguajme. E dini çfare behet me Shoqerite aksionere qe jane prone publike?

  • Zim Bab Ve! A e di ti ku bie ky vend?Ne Afrike ku sistemi gjyqesor eshte total i pavarur nga politika.E di ti qe gjykatat afrikane po futin ne burg ish kryeministra, ish presidenta me akuzat per korupsion gjate mandatit qeverises te tyre?Sarkozy(ish president ne France)per pak gje koruptive gjykata i vuri byzylykun e te bugosurit ne dore?Keshtu qe mos u cudit kur keta bejlere bythegrisur neo-komuniste-mafie t’i shohesh nje dite pas hekurave.Dielli i tyre eshte ne te perenduar fale amerikes.

  • “A E KANË DITUR KËTA NJERËZ QË PO SHKELIN LIGJIN? “asqë diskutohet!!
    mjafton të mendosh se ke marrë para më shumë se rroga që të takon dhe këtë e ke bërë fhsehurazi,dhe në bashkpunim!?
    për të thënë se e ke dhjerë!!
    kjo puna e uniformave është korrupsion por nuk është asgjë përpara asaj që ka shkruajtur skëder brataj në FB të tij!!
    një ndyrësi,një përkrahje e hapur,një përligjje e korropisonit me jetën e njerzve që do të mjaftonte për ti hequr të drejtën e ushtrimit të profesionit!!
    ju e keni paraqitur shkrimin e tij,nuk e di ndoshta jeni dhe ju të të njëjtit mendim me të se faji është i pacientit,të afërmve të tij dhe jo i doktorrëve që marrin rryshfet,sikur të ishte një sfidë me ligjet e shtetit(që nuk zbatohen në 99% të rasteve)në sfidë me moralin njerzor dhe në sfidë me “betimin e hipokratit” që kanë bërë këta mut mjekë!!
    thamo, brataj do pyetur a e ka bërë atë betim,apo thjeshtë ka ngritur gishtin e mesit kur e ka recituar??
    ajo që ka shkruar brataj është për të vënë duart në kokë përpara kësaj vjedhje “vezësh”!
    brataj ka folur si një kriminel grabitës,këta të uniformave janë thjeshtë,maksimumi,hajdutë pulash!!

  • E keqja kryesore qendron ne faktin qe vendet ne burg jane te kufizuara. Nuk ka vend per te gjithe.
    Me sa duket, gjykatat dhe politiqenet kane gjetur zgjidhje ideale.
    Per hajdutet me kollare, nuk ka vend ne burg.
    Por ata qe vjedhin nje pule, do vuajne denim te rende.
    Aferim…
    Ne nje vend ku vidhet dhe ne Ministrine e Brendeshme…pra vete kupola e policise…vaj medet cfare te ardhme ka…

  • Ne Shqiperi e gjithe administrata,gjithe nepunesit e kush ka mundesi kane 30-vjet qe vec grabisin.Mentaliteti eshte:Hani pini e grabisni,mbushni xhepa mbushni arka.
    Te pa brek u zuri dreka,milioner u zuri darka……….
    Gjendja e krijuar na thote anektoden e “evgjitit”
    Kudhra ime e ergjenda haja pak po rrija brenda.
    Shteti s’behet me fermane sulltani por me LIGJ.

  • Për përgjegjësinë direkte, shumë të madhe dhe shumë të gjatë 30 vjeçare të klases politike (PS&PD&LSI&etj.) në vjedhjen dhe zaptimin e shqiptarëve dhe Shqipërisë:

    SË PAKU, krerët e partive politike përgjegjëse (Peshkaqentë) që kanë pasur dhe kanë Pushtetin Qëndror dhe Vendor në Shqipëri duhet të kishin përfunduar me kohë prapa hekurave.

  • Jo vetem Arrogance, pore GYKESI” Grykesia te ben te ndryshoshe brenga nje kohe te shkurter.Ajo te ben Manarke Grykesia te bene Demokrat, te ben komuniste te ben republikane pore me ne funde kjo grykesi kthehet ne bumera, pore popullin dhe vendin e shkatrron sice edhe shkatrruan.Grykesi e Sali Berishes eshte aqe e madhe sa nuk ngopet kurre.!

    • Bravo, ashtu eshte Zoti Ali.

      UJI DEL SHUME I KULLUAR: NGA BURIMI, DMTH NGA MUA,
      POR MA TURBULLON GRYKESI BERISHA RRUGES.

  • Eshte e veshtire ta analizosh me mire, me qarte kete realitet te hidhur. Sic thote populli, me mire prishet.
    Shpresoj se ky artikull do mobilizoje mendjet e njerezve te ndershem ti analizojne me thelle problemet qe kerkojne zgjidhje.

  • Po ce o, pse mos ta shkelin ligjin keta me shkolle , se mos jane me te mire se ata pa shkolle?
    Ta shkelin ore,deri tani akoma nuk eshte ber qameti!

  • Komentin me te mire e kane bere Aliu nga Selenica dhe mallakastrioti.Fajin e ka,e ka pas dhe do ta kete gjithmone Berisha (kjo sipas tyre dhe Rames). Ne keto 30 vjet “demokraci” ku nga keta 17 i kane socialistet fajin e ka Berisha,mburremi se Rama po ben reformen ne drejtesi por qe s’po kryen asnje pune dhe per kete fajin e ka Berisha,po behet reforma ne drejtesi por rilindasit ankohen se jane akoma juristet e plepave te Berishes ! A nuk na thoni çfar pune ka bere Nano me Ramen ne keto 17 vjet?A nuk na thoni perse po denohen gjithe keta drejtues e politikane nga e majta rilindase? A nuk na thoni per çfar reforme flitet se po behet? Ju jeni mesuar ti beni gjerat me revolucion,perfshi ketu dhe Berishen qe eshte po pjella e juaj prandaj dhe ky vend nuk po gjen derman.

    • Ja prit se do t’i vije radha edhe te djathtes. Fillimi eshte me te majten, por te gjithe kane hesape per te lare. Per keta duhet burgim minimumi 20 vjet dhe konfiskim pasurie ne Shqiperi dhe jashte. E te behen shembull per te gjithe. Po qe se as burgu s’i tremb shqipot, filloni si arabet, t’ju prisni duart, ta dine te gjithe kush jane hajdutet. Ju ka plasur cipa robve s’kane me din e iman. Babezia nuk njeh parti, kush ulet ne karrige perfiton sa ka mundesi se neser pasneser s’do jete me aty.

  • Eshte populli i piset, i ndyre, halabak, djall popull, ter te keqijat bashk ka, e qe ka marre ne qafe veten e vet.
    3 mln shqiptare ku 90% e tyre jane gati te vjedhin e te neperkembin cdo bashkatdhetar.
    Popull i djegur….rrac e poshter.
    Mund te vidhni e te rripni shqiperine tone, por jasht saj e dini mire se cvend keni o pisa 90%.
    Prandaj po lulezoni aty, se jasht vendit ua vene koken ne toke…e su qas njeri.
    SPAK ka shume shume pune per te bere, mision i pamundur, eshte e semure rende shqiperia!!!!!
    Shume pak njerez mund ta bejne ate vend, si psh une.
    Por mbase eshte me mire te shkunden nja 10 breza ne shqiperi rruges per egzistence te shqiperise.

  • Vlonjate.! Une fola per Grykesin , Gryksi me i madhe ne shqiperi jan dy. Ilir me ta me 250 miljarde dollar, dhe Berisha me 235 miljarde dollare pa Argiten dhe Shkelzenin.
    Keto te dhena i ka publikuar Pamflet Kom.! Sa i perket Berishes dhe Rames. Berisha asnjehe ministrat e vet edhe perse jen penalizuar nga Opozita ose edhe kontrolli i shtatit nuk ka lejuar qe te denohet asnje prejj tyre,Rasti me i dukshen eshte ishe Ministri Basha. Pra Berisha ishta edhe vet i korruptuar pore edhe mbrojtje e thell e korrupsionite per Qeverin e vete. Ndersa Edi Rama me forcen e tije dhe te pertnerev strategjik beri refomen ne Drejtesi dhe ku po behet Reforma ai deklaroi: “Reformen nuk po e bej vetem per Opoziten, jo Reforma po behet qe ne te kemi nje drejtesi te pavarur.
    Kure te perfundoj kjo Reforme athete kushe ka bere vendin le te shkoi tek vendi, “tek me i madhe dhe tek me i vogli/Tek me i gjati dhe tek me i shkurtri/
    A ka gje me te drejte se kjo.?
    Natyrishe ju jeni mesuar qe Kryeministri ti mbaj nen scetull ministrat e vet, pore sote nuk ka me ashtu.
    Edi Rama nuk ka nderhyre dhe ase nuk munde te nderhyje per asnje minister drejtore apo kushdo qofte.
    Drejtesia e pavarur kjo eshte .! Edi Rama e ka filluar zbatimin e Reformes nga vetja, pa asnje nderhyrje, Pra kjo eshte drejtesi dhe ju habiteni perse po denohen socialiste.Kush e ke ber vendin atje do te shkoi socialiste demokrat apo republiken kushdo qofte,
    Prandaj juve u behen pershtypje se jeni mesuar me Berishen duke e mbajture nen scetull Korrupsioni e jo duke e luftuar.
    Kjo do te thote Drejtesi.Kjo do te thote Renje e drejtesise se plepave.!

    • ali o gomar
      a ja ke idienë se sa vlerë ka një miliardë??
      apo dhjet e ha,ashtu sa për të kaluar kohën??

        • Nuk eshte gomar Pamfleti o Aliu nga Selenica, eshte zog gomari. Prit edhe pak sa te rritet e te behet gomar se akoma nuk ja ke degjuar pellitjen e plote. jane nje dore keto me ne krye Frrokun e Meron qe paguhen per ta sistemuar kete vend.. Te tjerat gjeji vete dhe po si gjete do ja ndjesh krismen pas disa vitesh. E kane hallin tjeter kund.

          • Ne po shkruajm dhe po komentojem per tu bere me mire.! Ne se keto do te kthehen ne bumerag athere gjithcka po kthehet permbys.!

  • Pushtet me arrogant se i ketyre 8 viteve Rama nuk ka.
    8 vjet Rama u ka dale shqiptareve neper ekrane nga mengjezi ne darke duke recituar hartimet e Endri Fuges e duke u mburrur si gjeli maj plehut per “suksese” imagjinare te qeverise tij, per “ministra te suksesshem” qe me pas dolen se ishin cingie te grupeve te droges.
    Tani pas 8 vitesh pushtet, ky Rama me pamjen e pules lagur del e reciton hartime tjera te Fuges, ku flet per “70% tenderash me probleme” qe jane firmosur nga ato debile ministra te tij qe ka lavderuar. Dhe flet sikur eshte opozitar jo sikur eshte pergjegjesi kryesor i ketyre tenderimeve korruptive duke dashur ta mbaje steken te ato kryetare bashkish periferie por jo te zullumqaret e tij.
    Ky eshte Edi Rama, nje klloun qe reciton hartime te Endri Fuges here si gjeli maj plehut, here si muti ne shi, por pa e patur idene e humneres se krizes ekonomiko-financiare qe ka aktualisht vendi.
    Kete nuk ka Endri Fuge qe t’ja shpjegoje dot!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *