Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se tashmë nuk ka asnjë problem në akset kombëtare, megjithatë këshillon shoferët të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë si edhe të reduktojnë shpejtësinë.
“Në terren me mjete e punëtorë për të pasur qarkullim normal dhe të sigurt, pa prezencë bore apo ngricash. Nuk ka probleme në të gjitha akset kombëtare, ku puna vazhdon për pastrimin e plotë dhe shpërndarjen e kripës. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të jenë pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.
